[vc_row][vc_column][vc_row_inner][vc_column_inner][yachtcarousel titles=”%5B%7B%22slide_title%22%3A%22Slide%206%22%2C%22slide_image%22%3A%222310%22%7D%2C%7B%22slide_title%22%3A%22Slide%205%22%2C%22slide_image%22%3A%222309%22%7D%2C%7B%22slide_title%22%3A%22Slide%203%20%22%2C%22slide_image%22%3A%222307%22%7D%2C%7B%22slide_title%22%3A%22Slide%202%22%2C%22slide_image%22%3A%222305%22%7D%2C%7B%22slide_title%22%3A%22Slide%201%22%2C%22slide_image%22%3A%222303%22%7D%5D”][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row css=”.vc_custom_1474964690450{padding-top: 0px !important;padding-bottom: 0px !important;}”][vc_column][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra.

 Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Temperatura mesatare vjetore është 16,2 gradë Celsius. Mesatarja e janarit është 10 gradë Celsius dhe e korrikut 23,4 gradë Celsius. Sasia mesatare e reshjeve është 715 mm në vit.

 Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.

 [/vc_column_text][vc_empty_space][vc_empty_space][vc_column_text] 

Ishulli i Sazanit përmban 7 specie amfibësh nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikësh nga të cilët 13 specie zvarranikësh janë të rrallë. Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë:

 [/vc_column_text][vc_empty_space][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][vc_column_text font_color=”#f9f9f9″ font_size=”20px” css=”.vc_custom_1689235373466{padding-top: 50px !important;padding-right: 50px !important;padding-bottom: 50px !important;padding-left: 50px !important;background-color: #003d70 !important;}”]Hardhucë luspore me gushë blu[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_column_text font_color=”#f9f9f9″ css=”.vc_custom_1689235327938{padding-top: 50px !important;padding-right: 50px !important;padding-bottom: 50px !important;padding-left: 50px !important;background-color: #3aa6f5 !important;}”]Hardhuca e gjelbër ballkanase[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_column_text font_color=”#f9f9f9″ css=”.vc_custom_1689235395450{padding-top: 50px !important;padding-right: 50px !important;padding-bottom: 50px !important;padding-left: 50px !important;background-color: #003d70 !important;}”]Zhapiku europian i bakrit[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text css=”.vc_custom_1689685000419{margin-left: 47px !important;}”]

Nërpërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nëpërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.

Parku Kombëtar Detar “Karaburun-Sazan” i shpallur në vitin 2010 është parku detar kombëtar i vetëm i Shqipërisë. Parku mbulon një sipërfaqe detare që shtrihet përgjatë bregdetit të Gadishullit të Karaburunit dhe Sazanit. Parku detar është 16 kilometra i gjatë dhe mbulon një sipërfaqe prej 12,428 ha.

Në korrik 2015, ishulli i Sazanit u hap për publikun nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][/vc_column][/vc_row]