NJOFTIM PËR ZHVILLIM TENDERI
Objekti: Hartimi i Planit të Veprimit dhe Organizimi i Trajnimeve, Seminareve dhe Konferencës Përmbyllëse për Projektin “Blue Vision 2030 në Adriatikun e Jugut (B-ViSA 2030)”
Autoriteti Kontraktues: Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Në kuadër të projektit ndërkufitar “B-ViSA 2030 – Vizioni Blu 2030 në Adriatikun Jugor,” i cili synon zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë blu në këtë rajon, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur procedurën e tenderimit për objektin: “Hartimi i Planit të Veprimit dhe Organizimi i Trajnimeve, Seminareve dhe Konferencës Përmbyllëse.” Ky projekt financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet programit “Interreg IPA Cross-border South Adriatic 2021-2027.”
Përshkrimi i Shërbimeve të Kërkuara:
Afati për Aplikim: Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 09 Shtator 2024.
Për më shumë detaje mbi procedurat e tenderimit, referojuni modeleve të PRAG dhe anekseve të tij, të cilat mund t’i shkarkoni në adresën: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do.
Për të marrë më shumë informacion dhe për të siguruar dokumentacionin e tenderit, kontaktoni në adresën: info.bregdeti@bregdeti.gov.al
Ftojmë të gjithë ofruesit e interesuar të marrin pjesë në këtë mundësi të rëndësishme për të kontribuar në suksesin e projektit B-ViSA 2030.
read more
Porti i Vlorës është porti i dytë për nga madhësia dhe rëndësia në Republikën e Shqipërisë për përpunimin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve. Për më shumë informacion mund të gjeni në www.portivlore.al.
read morePorti i Vlorës është porti i dytë për nga madhësia dhe rëndësia në Republikën e Shqipërisë për përpunimin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve. Për më shumë informacion mund të gjeni në www.portivlore.al.
read morePorti i Vlorës është porti i dytë për nga madhësia dhe rëndësia në Republikën e Shqipërisë për përpunimin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve. Për më shumë informacion mund të gjeni në www.portivlore.al.
read morePorti i Durrësit është porti detar më i madh dhe më i rëndësishëm i Republikës së Shqipërisë. Ai ndodhet pothuajse në qendër të bregdetit dhe është 35km larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Me ligjin nr. 9130 datë 08.09.2003 ky port u kthye në Autoritet Portual. Për më shumë nformacion mund të gjeni në http: http://www.apdurres.com.al/.
read moreMe datë 8.01.2016, Drejtori i Përgjithshëm i Agjëncisë Kombëtare të Bregdetit pati një takim me Presidentin e Federatës Europiane të Via Francigena, Massimo Tedeschi. Ky ishte një takim për mundësi bashkëpunimi midis Via Egnatias dhe Via Francigena në zhvillimin e turizmit kulturor.
Projekti për kthimin e Via Egnatia në një itinerar kulturor do të jetë një projekt mjaft i rëndësishëm i cili këtë vit do të jetë prioritet për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Në bazë të këtij projekti do të bëhet e mundur tërheqja e sa më shumë turistëve që të vizitojnë dhe të përshkojnë rrugën Egnatia në sezonin e ardhshëm turistik veror.
Via Francigena është emri i përbashkët i një rruge të lashtë pelegrinazhi me drejtimin nga Franca në Romë, edhe pse vlerësohet se ajo e ka pikënisjen shumë më larg, në qytetin e katedrales angleze të Canterbury. Si e tillë, rruga kalon nëpër Angli , Francë, Zvicër dhe Itali. Rruga ishte i njohur në Itali si ” Via Francigena ” (Rruga që vjen nga Franca ” ose ” Via Romea Francigena. Në kohët mesjetare ajo ishte një rrugë e rëndësishme pelegrinazhi për ata që dëshironin të vizitonin Selinë e Shenjtë dhe varrezat e apostujve Shën Pjetër dhe Shën Pali.
read morePrestigjozja Lonely Planet, sapo ka botuar librin më të fundit “New in Travel”, në të cilin listohen disa prej vendeve më emocionuese dhe përvojat e reja të udhëtimit nëpër botë gjatë 2016. Kjo listë është hartuar nga ekspertët e Lonely Planet të cilët kanë vendosur destinacionet më të reja në udhëtim dhe që përmbushin dëshirat e gjithësecilit.
Kjo listë e gjatë paraqet 31 destinacionet që duhet të vizitohen patjetër gjatë 2016 duke filluar me vizitën në vullkanin më të lartë në Nikaragua, Zip-line midis shkrepave dhe fushave të mbjella me duhan në Viñales apo të mrekullohen nga Louvre në Abu Dhabi. Ndër destinacione të tjera për tu parë kjo listë rradhit edhe Ishullin e Sazanit në Shqipëri.
Në hapësirën e rezervuar për Ishullin e Sazanit, Lonely Planet shkruan:
“Shqipëria ka filluar të hapë atraksione të reja në një përpjekje për të tërhequr më shumë vizitorë në brigjet e saj misterioze. Magjepsës Ishulli “fantazëm” i Sazanit, më i madhi në bregdetin shqiptar, është një destinacion i cili shërben më së miri për këtë qëllim. Kjo bazë ushtarake e periudhës Komuniste e pozicionuar në mënyrë shumë strategjike (rreth 45 minuta me anije nga Porti i Vlorës, ku takohen deti Adriatik dhe deti Jon) ka qënë bazë edhe për një nëndetëse Sovjetike. Ndërtesat e braktisura të banimit dhe një shkollë e abandonuar krijojnë një atmosferë drithëruese në këtë version mesdhetar të setit të filmit Lost. Sazani është hapur për publikun në verë 2015, tërheq vizitorët me atmosferën e tij post-apokaliptike si dhe terreni i përshatshëm për ecje në mes të pishave, me pamjen e përsosur të detit në sfond.”
Hapja e Ishullit të Sazanit është një nisëm e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për ta kthyer në destinacion turistik. Agjencia ka hartuar edhe planin e menaxhimit për këtë ishull në bashkëpunim me Conservattoire du Littoral dhe PIM Initiative në Francë.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare, ka marrë pjesë në Panairin e zhvilluar në Londër në datat 23-24 Janar 2016. Qëllimi i këtij panairi është prezantimi i eksperiencave të reja dhe destinacioneve të reja turistike. AKB në këtë panair ka prezantuar edhe projektin e Via Egnatia, i cili ka ngjallur shumë interes.
read moreAgjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur takime me të gjitha bashkitë në bregdet për të diskutuar rreth hartimit të planeve menaxhuese të zonave bregdetare. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar se cfarë do të bëhet konkretisht përgjatë vijës bregdetare në mënyrë që të evitohen gjatë sezonit të ri turistik problematikat e hasura deri më sot.
read more