Në Librazh u mbajt një takim për prezantimin e draft projektit të Via Egnatia. Në këtë takim të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit morën pjesë deputeti Taulant Balla, Kryetarët e Bashkive ku kalon Via Egnatia si dhe aktorë lokal.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezantoi për të gjithë të pranishmit idenë për krijimin e Via Egnatia si një produkt i mirëfilltë turistik si dhe disa nga mënyrat e promovimit të kësaj rruge. Po keshtu, u prezantua edhe plani i veprimit i cili kërkon që të bëjë të vizitueshme një pjesë të mirë të kësaj rruge gjatë sezonit të ardhshëm turistik. Impakti i madh ekonomik në zona rurale të pa prekura nga turizmi, ishte fokusi i këtij prezantimi duke sjellë si modele që mund të ndiqen intenerarin kulturor të Santiago de Kompostela të Spanjës apo Rrugën e Mëndafshit një ndërmarje e madhe multi dimensionale të lançuar nga Qeveria Kineze për promovimin e këtij intenerari kulturor.
Via Egnatia është konsideruar si një prej 10 rrugëve më të rëndësishme të botës dhe si e tillë mund të tërheqë vëmendjen e turizmit kulturor i cili kërkon mënyra të reja për të zbuluar. Ndërkohë kryetarët e bashkive të Elbasanit dhe Librazhdit paraqitën disa nga idete e tyre për të kontribuar në këtë projekt. Po kështu, përfaqësuesit e Klubit të Alpinistëve të Elbasanit bënë një prezantim mbi potencialin e kësaj rruge. Një prezantim mbi rëndësinë e rrugës Egnatia në hartat e vjetra dhe ato mesjetare solli Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit.