Turizmi në Portin e Sarandës

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka kënaqësinë të shikojë se tashmë Porti i Sarandës po vizitohet nga emra të fuqishëm të industrisë së Turizmit. Brenda dy javësh Porti u vizitua nga Holland America kruaziere e njohur, Starpride një tjetër emër i njohur dhe për herë të parë vjen në Shqipëri anija e famshme Queen Victoria e […]
AKB dhe partnerët e saj

Agjencia Kombëtare e Bregdetit është krenare që ndër partnerët e saj më të mirë rendit edhe Universitetin e Michigan-it, i rankuar si Universiteti Publik Nr.1 në Amerikë. Mbi 30 studentë të këtij Universiteti kanë bërë praktikën në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit duke kontribuar me ndihmën e tyre por edhe duke mundësuar njohje dhe lidhje më […]
Studim në Ishullin e Sazanit

Këtë verë është bërë një studim Sazan për popullatën e lakuriqve të natës. Rezultatet e këtij studimi të ri konfirmojnë rëndësinë e ishullit për lakuriqët e natës si dhe shumëllojshmëria e specieve. Ky studim është bërë i mundur me mbështetjen e Initiative PIM pour les Petites Isles de Mediterranee dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Me not nga Ksamili në Korfuz

Notarë britanikë të mbërritur së fundmi në vendin tonë, janë bërë pjesë e një gare noti aspak të veçantë. 20 notarë, midis tyre edhe 2 femra, kanë nisur një maratonë noti për të kaluar ngushticën e Korfuzit nga Ksamili në Kasiopi. Ky aktivitet organizohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit si një mundësi promovimi të turizmit.
Samiti Botëror i Turizmit të Aventurës, Alaskë 2016

Në Samitin Botëror të Turizmit të Aventurës në Alaska, Agjencia Kombëtare e Bregdetit paraqiti para kompanive të shumta pjesëmarrëse dy projektet e saj pilote. Intenerarin e Via Egnatia dhe Intenerarin Turistik të Kanioneve të Nivicës. Jemi krenarë që të dyja këto intinerare të turizmit të aventurës i përzgjodhën si pjesë e promovimit të Ballkanit Perëndimor […]
Ekspozita e pasurive nën ujore

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka organizuar një ekspozitë në pedonale ku janë paraqitur zbulime të pasurive nënujore të 10 viteve kërkime. Gjetjet e ekspeditës amerikano-shqiptare shtrihen nga shekulli i VII para Krishtit, deri pak pas Luftës së Dytë Botërore dhe i prezantohen publikut si një kambanë alarmi për ruajten e pasurive të tilla, në një […]
Modele të qëndrueshme në trashëgimi, Bristoli i referohet Shqipërisë

Lajm i publikuar nga portali SOT “Krijimi i modeleve të qëndrueshme në trashëgiminë kulturore dhe turizëm” është një prej programeve të reja që Universiteti britanik i Bristolit pritet të hapë për herë të parë në vitin e ardhshëm akademik. Ndër rastet e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtyre leksioneve është edhe një model shqiptar […]
Mediet e huaja shkruajnë për eskpozitën e pasurive nënujore

Ekspozita e pasurive nënujore e cila u organizua nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit ditën e hënë datë 13 Janar, ngjalli interes jo vetëm tek publiku shqiptar por edhe tek mediet e huaja me të mëdha si Washington Post, New York Times, Fox14, Yahoo, të cilat dedikuan në portalet e tyre një artikull për këtë event. […]
Urdhër për të gjithë Administratën Publike nga Kryeministri

Në zbatim të urdhërit nr. 65 datë 12.05.2017 nga Kryeministri i Republikës së Shqipëri “Për Marrjen e Masave për Ndalimin e Vënies në Përdorim për Subjektet Zgjedhore të Mjeteve, Fondeve dhe Materialeve të Ndryshme, Pronë e Administratës Publike, si dhe Burimeve Njerëzore të Institucioneve të Administratës Publike, të cdo Niveli,për Zgjedhjet e Kuvendit të Datës […]
Turizmi i qëndrueshem

Një model interesant i turizmit të qëndrueshëm po merr formë. Një iniciativë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në një pikë reference për turizmin e qëndrueshëm si dhe një mundësi për investime të tjera në këtë zonë. Krijimi i një sinërgjie midis zonave malore dhe atyre bregdetare do të […]