HomeTë rejatAktivitete

Prezantim nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit

mbi draft projektin për Via Egnatia

 

Në Librazh u mbajt një takim për prezantimin e draft projektit të Via Egnatia. Në këtë takim të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit morën pjesë deputeti Taulant Balla, Kryetarët e Bashkive ku kalon Via Egnatia si dhe aktorë lokal. 

Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezantoi për të gjithë të pranishmit idenë për krijimin e Via Egnatia si një produkt i mirëfilltë turistik si dhe disa nga mënyrat e promovimit të kësaj rruge.  Po keshtu, u prezantua edhe plani i veprimit i 

cili kërkon që të bëjë të vizitueshme një pjesë të mirë të kësaj rruge gjatë sezonit të ardhshëm turistik.

Impakti i madh ekonomik në zona rurale të pa prekura nga turizmi, ishte fokusi i këtij prezantimi duke sjellë si modele që mund të ndiqen intenerarin kulturor të Santiago de Kompostela të Spanjës apo Rrugën e Mëndafshit një 

ndërmarje e madhe multi dimensionale të lançuar nga Qeveria Kineze për promovimin e këtij intenerari kulturor.

Via Egnatia është konsideruar si një prej 10 rrugëve më të rëndësishme të botës dhe si e tillë mund të tërheqë vëmendjen e turizmit kulturor i cili kërkon mënyra të reja për të zbuluar.

Ndërkohë kryetarët e bashkive të Elbasanit dhe Librazhdit paraqitën disa nga idete e tyre për të kontribuar në këtë projekt.

Po kështu, përfaqësuesit e Klubit të Alpinistëve të Elbasanit bënë një prezantim mbi potencialin e kësaj rruge. Një prezantim mbi rëndësinë e rrugës Egnatia në hartat e vjetra dhe ato mesjetare solli Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit.

 

 

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: