HomeRreth neshTransparencaSherbimet qe ofrohen nga AKB

 

SHËRBIMET QË OFROHEN NGA AKB JANË SI MË POSHTË:

 

A.  Bazuar në Vendimin nr. 171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për Miratimin e Rregullores ‘Për Kushtet dhe Kriteret e Ushtrimit të Veprimtarisë së Stacionit të Plazhit”, të ndryshuar, AKB është organi kompetent për nënshkrimin e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, pas ndjekjes së të gjithë procedurës së parashikuar si më poshtë:

 

Së pari : Aplikimi online në sistemin e -albania nga subjektet e interesuar për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, i cili bëhet sipas një formulari aplikimi online dhe përmban dokumentacionin e mëposhtëm: 

  1. planin e operimit, formati i së cilit shkarkohet nga sistemi
  2. foto të jashtme të qarta të strukturës akomoduese/së shërbimit 
  3. foto të stacionit të plazhit 

2. Aplikimi kryhet sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

3. Pas kryerjes së aplikimit nga subjektet Grupi Teknik i Shqyrtimit të Aplikimeve  kryen shqyrtimin e aplikimeve për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit bazuar në VKM nr.171/2019, të ndryshuar si dhe dokumentacionin e ngarkuar nga subjektet në sistemin e-albania, procedurë e cila konsiston në dy faza, përkatësisht si më poshtë:

 

a. Faza e parë e cila konsiston në shqyrtimin e kërkesave të subjekteve për marrjen në   përdorim të hapësirës së plazhit, bazuar në dokumentacionin e ngarkuar:

 

b. Faza e dytë konsiston në miratimin përfundimtar të aplikimit pas ngarkimit në sistem të planvendosjes dhe mandat pagesës, dokumentacion i përgatitur dhe i lëshuar nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore, sipas përcaktimeve ligjore të VKM 171/2019, të ndryshuar:

 

c. Pas plotësimit të dokumentacionit shtesë si më sipër, GTSHA-ja miraton në portalin e-Albania aplikimin përkatës dhe AKB-ja njofton menjëherë subjektin dhe NJVV-në për nënshkrimin e kontratës sipas formatit tip bashkëlidhur këtij vendimi. Para nënshkrimit të kontratës, subjekti duhet të paraqesë marrëveshjen e noterizuar me vrojtuesin e plazhit (shoqëruar me certifikatën përkatëse të kualifikimit), e vlefshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.

 

B.     Ushtron kontroll dhe inspekton në mjediset dhe në dokumentacionin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari turistike (Sipas procedurave të parashikuara nga Ligji nr.10 433, datë 16.6.2011 “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”)

C.    Shqyrton ankesat për masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve (Sipas rregullores për organizimin dhe funksionimin e komisionit të ankimit, si dhe përcaktimi i procedurave të hollësishme të shqyrtimit të ankimit administrativ në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit).

 

 

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: