HomeTë rejatLajmeLajme 2016Krijimi i infrastrukturës turistike midis vijës bregdetare dhe zonave malore

Krijimi i  infrastrukturës turistike midis vijës bregdetare dhe zonave malore

 

Në Gusmar të Kurveleshit me Kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, z. Termet Peçi, për të prezantuar për banorët e zonës modelin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për krijimin e infrastrukturës turistike midis vijës bregdetare dhe zonave malore.

Ne mendojmë dhe besojmë se hapja drejt detit e këtyre zonave të mrekullueshme për zhvillimin e turizmit rural do të krijonte një produkt turistik multifunksional dhe interesant për të gjithë ata që kërkojnë jo vetëm detin por edhe natyrën malore dhe anasjelltas.

Zhvillimi i turizmit do ti nxjerrë këto zona nga harresa dhe do të japë mundësinë e një impakti ekonomik direkt në familjet e banorëve të zonës si dhe do të zhvillojë përdorimin e aseteve natyrore por edhe për zhvillimin e agro turizmit, një potencial ende i pa shfrytëzuar.

 

Puna jonë sapo ka filluar!

 

 

 

Share on

 

Twitter     Facebook     Google     LinkedIn     Email    

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: