HomeTë rejatLajmeLajme 2016Projekt i ri i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Projekt i ri i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit beson në një model të integruar të zhvillimit të turizmit duke lidhur zonat bregdetare me ato malore. Lëvizja e turisteve nga bregdeti në zonat malore dhe anasjelltas do të sjellë krijimin e një produkti turistik të veçantë ku zonat malore do të përfitojnë nga fluksi i lëvizjes bregdetare por dhe zonat bregdetare nga mundësia e eksplorimit të maleve tona.

Për këtë arsye AKB-ja në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës dhe atë të Tepelenës po krijon të parin intinerar të infrastrukturës turistike midis zonës së Borsh-Qeparo dhe Pilur drejt Malësisë së Kurveleshit. Rruga e Borshit deri në Kuç dhe nga Kuçi në kanionet e Nivicës për të vazhduar lëvizjen në Luginën e Vjosës dhe në zonën e Zagorisë. 

Në bashkëpunim me FA filloi rregullimi i rrugës që lidh Kuçin me Malësinë e Kurveleshit ku banorët e kësaj zone mund ti afrohen detit shumë shpejt por dhe ku turistët që pushojnë në këtë zonë bregdetare mund të eksplorojnë kanionet e Nivicës.

 

 

 

Më poshtë mund të lexoni shkrimet nga mediet rreth këtij projekti:

 

New Project to Increase Tourism in Southern Albania Highlands

 

Agjencia e Bregdetit Shqiptar lidhë zonat bregdetare me ato malore

 

Një projekt i ri i AKB-së për bregdetin dhe malësinë jugore të Shqipërisë

 

 

 

 

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: