HomeTë rejatLajmeLajme 2016Ceremonia e dhënies së Flamurit Blu në një prej plazheve të Ulqinit

Ceremonia e dhënies së Flamurit Blu në një prej plazheve të Ulqinit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka qënë e ftuar ditën e djelë, 05.06.2016, për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Flamurit Blu në një prej plazheve të Ulqinit. Flamuri Blu (Blue Flag) është një çertifikim që jepet nga Fondacioni për Edukimin Mjedisor (Foundation for Environmental Education, FEE) për operatorët e plazheve apo marinave që plotësojnë kushtet e rrepta të vendosura prej saj.

Plazhi i shpërblyer me Flamurin Blu administrohej nga sipërmarrës shqiptarë të zonës. Ishte një hapësirë e mirë planifikuar dhe kishte të gjitha standartet e kërkuara dhe hapësirat të ngjashme me ato të propozuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Vetëm pak kilometra nga Velipoja, standarte vendosen kur ka vullnet dhe dëshirë, asgjë e pa mundur..

Share on

Twitter     Facebook      Google     LinkedIn     Email    

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: