PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
AGJENCINË KOMBËTARE TË BREGDETIT
I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, i ndryshuar është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit (më poshtë AKB).
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së AKB-së në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës AKB ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së.
AKB do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së, sipas të cilit “Afatet për rishikimin e programit të transparencës mund të ndryshojnë në varësi të natyrës së çdo autoriteti publik, por në asnjë rast, nuk mund të jenë më të gjata se 5 vjet”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKB-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.bregdeti.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.
Faqja zyrtare e AKB-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë dhe në format lehtësisht të kuptueshëm.
Në rubrikat e faqes zyrtare të AKB-së pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj....
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.