HomeRreth nesh

Për të arritur një menaxhim dhe mbrojtje më të mirë të pasurive natyrore bregdetare si dhe promovimin e vendit si destinacion turistik, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.31 st 22.01.2014, krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit. 

  AKB-ja organizohet në dy nivele:

a) në nivel qendror, nëpërmjet drejtorisë qëndrore;

b) në nivel rajonal, nëpërmjet 4 (katër) agjencive rajonale.

AKB-ja ka për mision mbrojtjen dhe  zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm të zonës bregdetare, nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të të gjithë potencialit ekzistues të zonës bregdetare e detare dhe pasurive mjedisore që përfshihen brenda saj, si dhe kontrollin e veprimtarive turistike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

 

KOMPETENCAT/PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT:
- Sigurimin e performancës në zonat bregdetare;
- Organizimin e punës për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;
- Organizimin e punës për nxitjen e investimeve në zonën bregdetare;
- Organizimin e punës për bashkërendimin e programeve, të projekteve zhvilluese me rëndësi për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;
- Sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet inspektimit dhe kontrollit të veprimtarive turistike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: