HomeTë rejatNjoftimeWELCOME-Thirrje per ekspertize te jashtme

Referenca e Projektit: Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro 2014-2020 “WELCOME” / 1st call for standard project /code. 192/ Order No.93, Prot.Dt.30.12.2019

 Në kuadër të projektit "WELCOME" / Kodi. 192 , bashkë -financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Interreg IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar, Itali-Shqipëri-Mal i Zi, 2014-2020, Agjencia Kombëtare e Bregdetit shpall thirrjen e mëposhtne për shërbime të ekspertizës së jashmtme:

“Ekspertizë e jashmte për monitorimin e aktiviteteve në lidhje me reduktimin e erozionit-WPT3”

 

Dosja e tenderit është bashkëngjitur kësaj thirrje për propozime dhe ajo përfshin:

 Informacione të tjera:

Për më shumë detaje në lidhje me procedurat e tenderimit ju lutem konsultohuni me PRAG 2019 dhe anekset e tij, që mund ti shkarkoni në këtë faqe internet:

http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do

Presim propozimet tuaja para afatit të fundit të dorëzimit të dokumentacionit, sic është përcaktuar në pikën 8, të dokumentit të instruksioneve të tenderit. Dërgojini aplikimet tuaja në adresën e dhëne në pikën 8.

Aplikimi duhet të përmbajë një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, të cilat duhet të dorëzohen në zarfa të vecantë. Cdo ofertë teknike dhe ofertë financiare duhet të përmbajë një origjinal, të shënuar qartë "origjinal", dhe një kopje, të shënuar "Kopje".

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të paraqesin kërkesën e tyre në një zarf të mbyllur dhe të shkruajnë në zarf:

  1. Adresën për paraqitjen e tenderëve të treguar më lart;
  2.  Kodi i referencës i procedurës së tenderit
  3. Fjalët "Not to be opened before the tender-opening session" dhe fraza në shqip "Mos te hapet perpara fazes se hapjes se ofertave te tenderit"
  4.  Emrin e tenderuesit.

Në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kombetare e Bregdetit

Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallatet Shallvare, Tiranë

www.bregdeti.com.al

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 28.02.2020, ora 16:00.

Vetëm aplikimet e pranuara para këtij afati do të merren në konsideratë. Për më shumë informacion dhe kohëzgjatje të detyrës, ju lutemi referojuni TOR (Kushtet e Referencës) ose kërkoni dosjen e plotë të tenderit në adresën e emailit të dhënë më lart.

 

-Për informacion në anglisht klikoni këtu  (for further information in english click here)

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: