HomeTë rejatNjoftimeNjoftim per kontrate ekspertize te projektit welcome

Njoftim për kontratë ekspertize të projektit welcome, publikuar në datë 19.02.2019.

 Agjencia Kombëtare e Bregdetit po zbaton projektin WELCOME “Water Landscapes sustainability through reuse of Marine litter” (Qëndrueshmëria e peizazheve ujore nëpërmjet ripërdorimit të mbetjeve të ngurta detare), financuar në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri – Itali – Mali i Zi, prioriteti “Mbrojtje e mjedisit, menaxhim i rreziqeve, dhe strategji e karbonit të ulët”. 

Në kuadër të realizimit të aktiviteteve të këtij projekti po publikojmë këtë lajmërim për kontratë për ekspert të jashtëm të projektit. Afati i dergimit te aplikimeve eshte data 19 Mars 2019.

Aplikimet duhet te dorezohen drejtperdrejt ne AKB ne adresen "AKB, blv Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare".

Subjekti i kësaj kontrate do të jetë përgatitja planit të menaxhimit të mbeturinave ndërkufitare dhe një raport për kuadrin ligjor për çështjet e mbeturinave, pjesë e paketës së Punës Nr. 4 "Plani i menaxhimit ndërkufitar në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare".

 

Service contract notice, date 19.2.2019

Terms of reference, date 19.2.2019

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: