HomeTë rejatNjoftimeProjekti "WELCOME"

Projekti "WELCOME"

Agjencia Kombëtare e Bregdetit po zbaton me sukses projektin WELCOME “Water Landscapes sustainability through reuse of Marine litter” (Qëndrueshmëria e peizazheve ujore nëpërmjet ripërdorimit të mbetjeve të ngurta detare).

Projekti financohet në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri – Itali – Mali i Zi, dhe vepron në kuadër të prioritetit “mbrojtje e mjedisit, menaxhim i rreziqeve, dhe strategji e karbonit të ulët”. Projekti WELCOME ka rëndësi për bregdetin shqiptar për shkakun se ai do të jetë një kontribut i vecantë në përpjekjet për menaxhimin e problemit të mbetjeve të ngurta që përfundojnë në det, si edhe në krijimin e modeleve të mbrojtjes së peizazhit bregdetar dhe në vecanti të dunave ranore nëpërmjet ripërdorimit të mbetjeve që rekuperohen.

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: