HomeTë rejatLajmeLajme 2017“Kur burrat dhe malet takohen”

“Kur burrat dhe malet takohen”

 

 

Nga turizmi elitar dhe prezantimi i Shqipërisë në tregun amerika, AKB-ja vazhdon projektin e saj për lidhjen e vijës bregdetare me zonat rurale të pa zhvilluara nëpërmjet një modeli të qëndrueshëm ku banorët e këtyre zonave të mund të përfitojnë nga turizmi dhe pse në vende të izoluara por shumë pranë detit. Shumë shpejt vija e rrugëtimit nga Borshi në Kuc, Nivicë dhe lidhja me krahinën e Zagorisë do të shndërrohet në një itinerar shumë atraktiv ku kanionet e Nivicës do të jenë një prej arsyeve për të udhëtuar deri në këtë zonë. AKB së bashku me një ekip cek të specializuar për markimin e shtigjevë do të zhvillojë disa itinerare në këtë zonë duke filluar nga “Rruga e Normanëve” një rrugëtim historik në ndjekje të zbarkimit të ushtrive normane me në krye Bohemundin e famshëm, Princin e ardhshëm të Antiokut si dhe itinerarin e përshkruar nga Alpinisti i famshëm britanik William Tilman shtigjet shqiptare të përshkruara me aq dashuri në librin e tij “Kur burrat dhe malet takohen”.

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: