HomeTë rejatLajmeLajme 2017Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezanton projektin e Via Egnatia në Venecia

Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezanton projektin e Via Egnatia në Venecia

artikull i publikuar ne portalin Agjencia Telegrafike Shqiptare

Universiteti i Venecias u bë  mikpritës i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB), në prezantimin e ekspozitës mbi rivitalizimin dhe kthimin e Via Egnatias në një aset të rëndësishëm të turizmit kulturor.

“Ishte një atmosferë e mrekullueshme ku u ndanë  mendime dhe ide te shumta”, shprehet Auron Tare, drejtor i AKB.

Agjencia Kombetare e Bregdetit me një përfaqësi ekspertësh prezantoi projektin e saj të rivitalizimit të kësaj rruge antike si një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit kulturor

në zona rurale. Ekspozita e hapur në ambjentet e këtij Universiteti do të jetë qëndrojë për një javë, ku studentë dhe profesorë të  IUAV mund të njihen me idetë dhe mundësitë e kësaj nisme.

AKB ka qenë një prej iniciatorëve të kësaj nisme, qe ka gjetur mbështetje edhe nga një prej universiteteve të njohura italiane si, IUAV në Venecia

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: