HomeTë rejatLajmeLajme 2017AKB, në Venecia me projektin e rrugës Egnatia

AKB, në Venecia me projektin e rrugës Egnatia

artikull i publikuar ne portalin Sot News

IUAV, Universiteti i mirënjohur i Arkitekturës në Venecia ka mirëpritur konferencën ndërkombëtare me temë "Via Egnatia një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit". Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezantoi projektin e saj të rivitalizimit të kësaj rruge antike si një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit kulturor në zona rurale. Ekspozita e hapur në ambientet e këtij universiteti në Venecia do të jetë qëndrojë për një javë, ku studentë dhe profesorët e IUAV mund të njihen me idetë dhe mundësitë e kësaj nisme. Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka qenë një prej iniciatorëve të kësaj nisme, e cila ka gjetur mbështetje edhe në një prej universiteteve të njohura italiane si IUAV në Venecia. Via Egnatia apo Rruga Egnatia është ndërhyrja në infrastrukturë me të cilën romakët quajnë dhe organizojnë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të dytë p. e. s një vijë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: