HomeTë rejatLajmeLajme 2017Kruaziera britanike Cunard, në programin e vizitave Delvinën dhe monumentet e harruara

Kruaziera britanike Cunard, në programin e vizitave Delvinën dhe monumentet e harruara

shkrim i publikuar nga portali Sot News

Për herë të parë një kruaziere e rëndësishme si Cunard me ndërmjetësinë e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit përfshihet në program edhe Delvina dhe monumentet e saja të harruara. Është AKB, e cila në faqen zyrtare ka postuar dhe foto të turistëve të huaj, të cilët po vizitojnë xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan. Punë dhe jo fjalë boshe, shkruan AKB ndërkohë që në foto shihen grupe me turistë. Xhamia e Gjin Aleksit është monument i trashëgimisë kulturore në Rusan, rrethi i Delvinës. Kjo xhami historike është ndërtuar në shekullin e XVI. Ky monument kulture është i llojit "Arkitekturë" dhe mori statusin në vitin 1963.  “Turizmi zhvillohet me punë dhe jo me fjalë boshe. Sot për herë të parë një grup turistësh nga kruaziera britanike Cunard vendos në programin e vizitave në Shqipëri edhe qytetin e harruar të Delvinës”, shkruan Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: