HomeTë rejatLajmeLajme 2017Rilindja e Gjin Aleksit: Auron Tare fut në paketat turistike xhaminë e famshme të Delvinës, KMSH po e kthen në identitet

Rilindja e Gjin Aleksit: Auron Tare fut në paketat turistike xhaminë e famshme të Delvinës, KMSH po e kthen në identitet

shkrim i publikuar nga portali Te Sheshi

Sezoni turistik që sapo ka nisur në jug të Shqipërisë, këtë vit do të ketë një risi. Për herë të parë, grupet e turistëve do orientohen drejt një prej monumenteve më të rralla të trashëgimisë fetare e kulturore të gjendura në hapësirën me Sarandës dhe Delvinës, siç është xhamia e Gjin Aleksit në fshat-lagjen Rusan. Ajo do t’i shtohet treshes Butrint -Manastir i Mesopotamit – Syri i Kaltër, si më të vizituarat, ku padyshim vendin e parë e mban Parku Arkeologjik i Butrintit, siti më i mrekullueshëm që zotëron Shqipëria dhe më i mirëmenaxhuari.

Deri më sot, xhamia e Gjin Aleksit nuk ka qenë në axhendat turistike, edhe pse nga pikëpamja infrastrukturore është mjaft komode për t’u vizituar: 16 km larg Sarandës, ku rruga me asfalt të çon deri tek pragu i saj.Dhe është Auron Tare, njohës ekselent i zonës, ish-Drejtori i Parkut të Butrintit në kohën e futjes së këtij parku në paketat turistike botërore, që po bën të mundur këtë fat dhe për Gjin Aleksin, jo pak të famshëm si vlerë e rrallë trashëgimie.

Aty po mbërrijnë autobusët e parë më turistë, ardhur në Saranda me kroçerat gjigante që sa vijnë e shtohen në bregdetin e këtij qyteti dhe që këtë sezon pritet të jenë në numër rekord.

Përfshirja e Gjin Aleksit në paketat turistike, ndodh ndërsa kjo xhami është përfshirë në një proces rikontruksioni të imët dhe unikal, ndërmarrë nga Komuniteti Musliman.

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: