HomeTë rejatLajmeLajme 2017Universiteti i Bristolit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Universiteti i Bristolit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit

 

Për dy ditë me rradhë një ekip lektorësh nga Universiteti i Bristolit vizituan dhe filmuan dy modele shqiptare të menaxhimin të turizmit të qëndrueshëm. Krijimi i Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale. Një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, si dhe një model aktual në zonën rurale të Kurveleshit vetëm 23 km nga vija bregdetare. Ky model kërkon të krijojë një lidhje sinergjike midis turizmit bregdetar dhe ekonomive lokale të zonave që fillojnë menjëherë pas vijës bregdetare të jugut. Këto dy modele janë përzgjedhur nga universiteti i njohur britanik për të qënë pjesë e një serie leksionësh mbi modelet më të mira botërore të turizmit të qëndrueshëm që do të jenë pjesë e programit mësimor vitin e ardhshëm mësimor. Në këtë mënyrë krijimi i modelit të Butrintit si motorr ekonomik dhe zona e Kurveleshit si model turizmi rural do të jenë pjesë e leksioneve për studentët që mësojnë në këtë universitet prestigjoz europian. 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: