HomeTë rejatLajmeLajme 2017Nga universiteti i Bristolit në Kurvelesh: kur Shqipëria nis e jep leksione turizmi

Nga universiteti i Bristolit në Kurvelesh: kur Shqipëria nis e jep leksione turizmi

artikull i botuar nga portali Te Sheshi

Për dy ditë me radhë, një ekip lektorësh të universitetit britanik të Bristolit vizituan dhe filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, vetëm 23 km nga vija bregdetare, po ashtu nën drejtimin e Tares si projekt i ri.

y model kërkon të krijojë një lidhje sinergjike midis turizmit bregdetar dhe ekonomive lokale të zonave që fillojnë menjëherë pas vijës bregdetare të Jugut. Këto dy modele janë përzgjedhur nga universiteti i njohur britanik për të qenë pjesë e një serie leksionesh mbi modelet më të mira botërore të turizmit të qëndrueshëm që do të jenë pjesë e programit mësimor vitin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, krijimi i modelit të Butrintit si motor ekonomik dhe zona e Kurveleshit si model i turizmit rural, do të jenë pjesë e leksioneve për studentët që mësojnë në këtë universitet prestigjioz europian.

Prej kohës, zona e Kurveleshit ka nisur të zgjojë interesin turistik për shkak të veçorive natyrore e aspekteve të tjera tërheqëse. Aty gjendet kanionet e famshme të Nivicës, një mrekulli gati e frikshme, e që për këtë arsye ka një tërhjeqje të jashtëzakonshme.

Po ashtu, vetë Nivica, qendra e saj, i është nënshtruar një rehabilitimi ku veçon një xhami e vjetër dhe e rrallë e cila po rikonstruktohet për të shërbyer dhe si një objekt muzeal.

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: