HomeTë rejatLajmeLajme 2017Kroçera e parë me 600 turistë nga e gjithë bota, prek portin verior të Shëngjinit

Kroçera e parë me 600 turistë nga e gjithë bota, prek portin verior të Shëngjinit

artikull i botuar nga Albania Free Press

 

Porti i Shëngjinit priti të parën kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës.

Island Sky mbërriti  në portin e Shëngjinit duke u drejtuar më pas për te oazi i mrekullueshëm për turizmin shqiptar, Mrizi i Zanave.

Fama e Mrizit tashmë ka prekur edhe sektorin e kroçerave ndërkombëtare. “Agjencia Kombëtare e Bregdetit si katalizator i kësaj vizite shpalos vizionin e saj se turizmi i qëndrueshëm i bazuar ne modele si Mrizi i Zanave është modeli që i duhet Shqipërisë”, deklaron Drejtor i AKB-së.

Tare thotë se ky është një model që duhet mbështetur nga institucionet e turizmit si modeli i të ardhmes.

Tashmë edhe Shëngjini do të përfshihet në harten e porteve turistike të rajonit, pasi bëhet e ditur se dhe në të ardhmen kroçerat do të kenë destinacion këtë port, duke i dhënë në këtë mënyre një tjeter zhvillim turizmit në Lezhë.

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: