HomeTë rejatLajmeLajme 2017Rringritja e një zone të harruar

Rringritja e një zone të harruar

 

Ringritja e një zone të harruar nga koha dhe njerëzit. Sot në Nivicë të Kurveleshit, një projekt pilot për turizmin rural po merr formë. Infrastruktura turistike po ngrihet. Bujtina e parë modestë sapo është hapur dhe brenda një jave ka pritur 14 turistë. Falë një bashkëpunimi me Universitetin e Michiganit, disa studente amerikane mësojnë banorët e zonës anglishten praktike. Universiteti i Tiranës dërgoi studentët e parë të arkitekturës për praktikën e tyre në këtë zonë. Universiteti i Barit e ka përfshirë tashmë këtë itinerar historiko – turistik në një studim mbi fortifikimet ushtarake të periudhës komuniste. Shumë shpejt Universiteti i Bristolit në Angli do të fillojë një projekt multi – dimensional për kërkime shkencore. Gazetarët e huaj po vijnë për të shkruar mbi këtë zonë të mrekullueshme e cila lidh vijën bregdetare me ato malore. Për pak vjet edhe kjo krahinë do të jetë një zonë model e turizmit shqiptar.

 

 

Share on

 

Twitter     Facebook     Google     LinkedIn     Email         

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: