Janë zhvilluar garat e regatës italiane e cila kishte një etapë edhe në ishullin e Sazanit këtë fundjavë. Jemi të kenaqur që koncepti i ruajtjes dhe promovimit të këtij ishulli historik po jep frytet e tij.
Ky është një event turistiko-sportiv i cili në tetë ditë përshkon zemrën e Ilirisë historike. Turi përshkon pesë shtete: Greqi, Shqipëri, Mali i zi, Kosovë dhe Maqedoni. Organizohet nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit, Rally Albania dhe Enduro European Organization.
Nga: Denisa Ruzi
Ardhja e praniverës duket se ka favorizuar edhe ardhjen e turistëve të cilet po vizitojne e pershkojne rrugën antike Egnatia, një rrugë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.
Në mënyrë që numri i turistëve të cilët janë të dhënë pas aventurës dhe kulturës historike të jetë sa më i madh Agjensia Kombëtaree Bregdetit ka nisur edhe zbatimin e projektit për rivitalizimin e rrugës antike “Via Egnatia” duke e pajisur atë me tabela të dedikuara itinerarit dhe shënime historike.
Diten e premte, dt. 22.04.2016, në Shëngjin u mbajt një takim me Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtise dhe Sipërmarrjes, znj.Milva Ekonomi, Kryetarët e Bashkive bregdetare si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare për fillimin e sezonit turistik 2016
Ekipi i Initiative Pour les Petites Iles Mediterranee aktualisht po zhvillon një trajnim në Vlorë për menaxhimin e zonave natyrore bregdetare. Ky trajnim i cili po realizohet me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura është fokusuar në përgatitjen, konceptimin dhe zbatimin e planit të menaxhimit.