Studentët spanjoll, që vizituan Kurveleshin dhe zonat rreth tij, kanionet e Nivicës dhe u lanë në ujërat e këtij lumi, sot janë në Tiranë për të eksploruar kryeqendrën tonë. Ata do të njihen me historikun e kryeqytetit si dhe me zhvillimin e tij bashkëkohor. Më pas studentët do të vizitojnë qendrat muzeale dhe kulturore.
I pyetur nga ATSH, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që bënë pjesë në grupin e shoqërimit të studentëve thotë se: “Bashkëpunimi me studentët spanjoll, u shfrytëzua për të sjell krijimin e një modeli turistik midis zonave bregdetare dhe atyre malore. Ky model kërkon mundësitë e zhvillimit të turizmit edhe në zona rurale shumë pranë detit siç është edhe zona e Kurveleshit, malësitë e Jugut të cilat ende nuk janë prekur nga turizmi”.
Një zonë shumë e bukur malore e cila është larg detit vetëm 20 km por me pamundësi infrastrukturore të përfitojë nga turizmi dhe të mirat e tij materiale. lexo këtu
View the embedded image gallery online at:
http://bregdeti.gov.al/index.php/en/te-rejat/lajme/lajme-2016/175-studentet-spanjoll-ne-promovimin-e-turizmit-shqiptar#sigFreeIdd282c27ad8