HomeTë rejatLajmeLajme 2016Nis zbatimi i projektit - Rruga “Egnatia”, Tare: Synojmë tërheqjen e vizitorëve të huaj dhe vendas

Nis zbatimi i projektit - Rruga “Egnatia”, Tare: Synojmë tërheqjen e vizitorëve të huaj dhe vendas

Nga: Denisa Ruzi

Ardhja e praniverës duket se ka favorizuar edhe ardhjen e turistëve të cilet  po vizitojne e pershkojne  rrugën antike  Egnatia, një rrugë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.

Në mënyrë që numri i turistëve të cilët janë të dhënë pas aventurës dhe kulturës historike të jetë sa më i madh Agjensia Kombëtaree Bregdetit ka nisur edhe zbatimin e projektit  për rivitalizimin e rrugës antike “Via Egnatia” duke e pajisur atë me tabela të dedikuara itinerarit dhe shënime historike.

Tare: Sinjalistika është vendosur në disa nga zonat më malore të Librazhdit, por në fazën e dytë do të vendosim sinjalistikë tjetër nga zona e Durrësit drejt Elbasanit.

Përvec investimeve në sinjalistika agjensia kombëtare e bregdetit synon edhe hartimin e e një harte orientuese për turistët e huaj në mënyrë që rruga antike egnatia të futet në itineraret turistike të vendit tonë.

Tare: Kur tashmë kemi një seri publikimesh ndërkombëtare të cilat kanë shkruar për vijen Egnatia dhe kanë sugjeruar për të vizituar, në terren ne kemi bërë disa gjëra modeste, sic është harta në GP.

Por rruga antike Egnatia nuk është i vetmi projekt i agjencisë kombëtare të turizmit në këtë sezon turistik. Kështu ndryshe nga viti i kaluar këtë sezon agjensia ka kërkuar hartimin e një ligji i cili do të lejojë që të ardhurat e mbledhura nga vizitorët të shkojnë në shërbim të rivitalizimit të mëtejshëm të ishullit.

Tare: Ne duam të vendosim një biletë, pra të ketë të ardhura dhe këto të ardhura ti ngelen prap ishullit të Sazanit. Mungon kuadri ligjor që ne ta bëjmë këtë gjë. Për administrimin kuadri ligjor dhe për këtë ne po punojmë që të jemi të saktë në atë që po bëjmë.

Gjatë sezonit të kaluar ishulli i Sazanit tërhoqi vëmendjen e turistëve të huaj dhe vendas numri i të cilëve arriti në disa mije.

/Oranews.tv/

 

Share on

Twitter     Facebook      Google     LinkedIn     Email    

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: