HomeTë rejatLajmeLajme 2015Stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare vizitë në Tiranë

Stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare, vizitë në Tiranë

Në vijim të vizitës që Agjencia Kombëtare e Bregdetit bëri në Mal të Zi gjatë muajit nëntor edhe stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detarë në Mal të Zi erdhi në Shqipëri. Këto vizita ishin në kuadër të baskëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave nga të dyja palët.


Gjatë vizitës 2 ditore në vendin tonë, stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare vizitoi pjesë të ndryshme të bregdetit shqiptar. Ata paraqitën interes për të vizituar ishullin e Sazanit, duke qënë se së fundmi ky ishull është hapur për turistët dhe ka një plan menaxhimi dhe zhvillimi për ta kthyer atë në një destinacion turistik në Shqipëri. 

Gjithashtu u vizituan plazhe të ndryshme ku dhe u diskutua për problematikat të cilat hasen si dhe veprimet që mund të ndërmerren. 

Në fund të takimit u vendos që këto dy institucione të vazhdojnë më tej bashkëpunimin e tyre.

Share on

Twitter     Facebook     Google     LinkedIn     Email    

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: