HomeTë rejatLajmeLajme 2015Ishulli i Sazanit hapet për turistët

Ishulli i Sazanit hapet për turistët

Nga 25 Korriku, ishulli i Sazanit është hapur për turistët vendas dhe të huaj si një destinacion turistik, historik dhe natyror. 

Hapja e ishullit është

bërë me marrëveshjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën administrimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Në ditën e parë zyrtare të hapjes së ishullit të Sazanit si destinacion i rëndësishëm turistik, grupe prej rreth 130 turistësh  dhe të rinjsh nga vendi vizituan ishullin, gjithashtu mbi 140 turist nga Shqipëria, Kosova dhe të huaj kanë zhvilluar ture në ishull, shoqëruar nga guidat turistike. 

Nga 25 Korriku, ishulli ka qenë i hapur përgjatë gjithë sezonit turistik për këdo që ka patur kuriozitet ta vizitojë atë.  

Po punohet për kuadrin ligjor dhe për rregulloren që është hartuar dhe do të miratohet, ku do të caktohet edhe nje biletë hyrje, pasi është shumë e rëndësishme që ishulli të vetë financohet. Pra, të gjitha të ardhurat do ti dedikohen vetëm ishullit, ku pastaj këto të ardhura do të perdoren per restaurimin, për hapjen e qëndrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që duam të themelojme këtu dhe per menaxhimin e zonës. 

 

 

 

ishulli-i-sazanit-hapet-per-turistet

Share on

Twitter      Facebook     Google     LinkedIn      Email     

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: