HomeTë rejatLajmeLajme 2015Takim i KE për itineraret turistike

Agjencia e Bregdetit, në takimin e KE-së për itineraret turistik ne Madrid

Agjencia Kombëtare e Bregdetit merr pjesë për herë të parë në një takim të organizuar nga Këshilli i Europës në Madrid, mbi itineraret kulturore dhe turistike europiane. 

Ky takim bëri bashkë të gjithë administratorët dhe menaxherët e itinerareve turistike dhe kulturore, që tashmë janë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit europian. “AKB ka filluar krijimin dhe implementimin në terren të itinerarit turistik dhe kulturor të ‘Via Egnatia’-s, që shumë shpejt mund të bëhet pjesë e itinerareve kulturore europiane”, tha drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili prezantoi në këtë takim projektin e “Via Egnatia”-s.

 

akb-me-ke

Share on

Twitter    Facebook    Google    LinkedIn    Email     

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: