Ndodhet në rrethin e Sarandës. Sipëfaqja aktuale është 9,424.40 ha.Zona është e mbrojtur dhe mjaft tërheqëse eshlodhësenë pikëpamje turistike. Ishujt përbëjnë një oaz të peizazheve të mrekullueshëm detare dhe tokësore, të mbuluar me një bimësi tipike mesdhetare. Nën ujin detar takohet një faunë e florë mjaft e pasur, ku vlen të veçohet fanerogami (Halophyla stipulacea) dhe bivalvori (Pinna nobilis), lloje të mbrojtur nga konventat ku Shqipëria aderon. Liqeni i Butrintit ka probleme ekologjike, por është i rëndësishëm në mënyrë të veçantë për iktiofaunën/akuakulturen dhe avifaunën e tij, përfshi dhe liqenin e Rrëzës (Bufit), me të cilin komunikon në lindje. Brënda zonës ruhen njolla të pyllit tipik mesdhetar, mjaft i shprehur me ilqe (Quercus ilicis), rrënjë (Q. robur), vërri (Alnus glutinosa), vidh (Ulmus campestris), frashër (Fraxinus angustifolia) etj, të klasës Qurcio-Ilicis. Faunë e pasur veçanërisht në zvarranikë dhe insekte, mjaft lloje prej të cilëve janë lloje të mbrojtur. Duke patur brënda kufijve të saj qytetin antik të Butrintit-objekt i UNESKO-s, parku përbën një zonë mjaft tërheqëse për vizitorët dhe turistët.

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: